Gjëagjëza

English: Small list of riddles told by my grandparents that mostly belong to my home country region.

Më poshtë kam mbledhur disa gjëagjëza që gjyshja dhe gjyshi im më kanë treguar kur kam qenë i vogël. Pasi i kemi kujtuar në familje për fëmijët e mij, vendosa ti përmbledh ne ky post për ti ndarë me shqiptarë të tjerë brenda e jashtë Shqipërisë. Shumë prej tyre nuk munda ti gjej dot online ndaj vendosa ti ndaj me ju lexues. Pjesa tjetër e tyre i kam kopjuar nga një tjetër blog që përmban shumë gjëagjëza, tregime, dhe lojra shqip Vogëlushët.

Ka diçka të veçantë në këto gjëagjëza gjithashtu, në ndryshim nga të tjera që kam lexuar online. Shume prej tyre kanë rrimë dhe janë në forme vargjesh ose vjershash shumë të shkurtra. Kjo i bën ato shumë ekzakte përsa i përket formulimit.

Përgjigjet e tyre nuk i kam bërë te disponushme këtu, por mund të mi kërkoni me e-mail ose më kontaktoni në një nga rrjetet sociale.

Lista me gjëegjëza

  1. Një qen i zi ruan shtëpinë e tij.

  2. Po mos qenë nja pesë a gjashtë, vallahi do mbetesha jashtë.

  3. Bjeri me tak-tak, bjeri me tik-tik, katër këmbë i kish, vetë e gjallë s’ish.

  4. Një kamarre plot sqepare.

  5. Kur i lidh ikin, kur i zgidh rrinë.

  6. Rreth rrotull një avlli, brenda ka një grusht flori.

  7. Rrumbullak, strumbullak, kur e prek të bën me gjak.

  8. Dy shigjeta pendëzeza, ku ti shpiesh venë.

  9. Kudo që vete e merr shtepinë me vete.

  10. Ec e ec të lodhur ska, gjurmën e bën sa një pará.

  11. Një shtëpi e vogël pa dyer pa penxhere, lyer brenda jashtë me gëlqere.

  12. Një litar i gjatë i gjatë, që s’pushon as ditë as natë.

  13. Pesë motra venë e vijnë, njera-tjetrën s’e arrijnë.

  14. Na ishte seç na ishte, na ishte një karabishte, sa herë i numëronte, nga një na i shkonte.

  15. Një patë qafëgjatë, duke ikur bën shamatë. (nga Vogëlushët)

  16. Ara e bardhë, fara e zezë.

  17. Ha breshër, na jep borë (nga Vogëlushët)

  18. Krejt e imët si sheqer, përvëlon si prush në ver. (nga Vogëlushët)

  19. Zhytet e mbytet e del e rrëzitet. (nga Vogëlushët)

  20. E hap si kërpudhë, e mbyll si qiri, del vetëm kur bie shi. (nga Vogëlushët)

  21. Një poçe me shtatë vrima.